Politiko

Direkt nga Davosi, Maliqi: Propagandë serbe, Kurti nuk ka pasur takim sekret me Vuçiqin!

Gazeta10
23 Janar 2025 - 21:29

Gazetari, Nefail Maliqi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka pasur as edhe një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Davos të Zvicrës, ku edhe po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Maliqi ka thënë se pretendimet e tilla po bëhen nga Serbia dhe Rusia.

“Dëgjova disa zhurma që gjoja qenka ba një takim sekret. Kjo është një lloj propagande e Rusisë. Albin Kurti nuk ka pasur takim sekret me Vuçiqin”, ka thënë Maliqi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Rozeta Hajdarin dhe atë të Ekonomisë, Artane Rizvanollin janë duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.