Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Maliqi: Sa herë luajnë ekipet kosovare në Evropë, e ndjej vetën pjesë e tyre

Gazeta10
21 Maj 2023 - 22:48

Gjatë diskutimit rreth shpalljes së Ballkanit kampion në Superligën e Kosovës, foli edhe futbollisti i Malishevës, Behar Maliqi.

Maliqi tha se Ballkani do të jetë i mangët pa Ermal Krasniqin.

“Ermal Krasniqi nuk u zëvendësua, Ballkanit do t’i mungojë në arenën ndërkombëtare. Aftësitë e tij për të dribluar e krijuar hapësirë do të jenë hendikep për skuadrën e Ballkanit.”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për skuadrat që do të përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.

“Unë gjithmonë i përkrahi ekipet kosovare në Evropë, qoftë Ballkani, Drita apo Gjilani, s’ka rëndësi. Sa herë luajnë ato, unë e ndjej veten sikur të jem pjesë e grupit të tyre.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.