Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Malisheva bën hap të madh në luftën për mbijetesë, mposht Trepçën ‘89

Gazeta10
03 Maj 2023 - 17:31

Malisheva ka triumfuar ndaj Trepçës ’89 me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Vetëm një gol u realizua në stadiumin “Liman Gegaj”, ku skuadra nikoqire siguroi fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Bleart Tolaj ishte realizuesi i vetëm në këtë takim duke shënuar golin me vlerën tri pikë (32’).

Me këtë triumf, Malisheva qëndron në pozitën e shtatë me 39 pikë dhe ka bërë një hap të rëndësishëm në garën për mbijetesë.

Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita ka pesë pikë më pak.

Në xhiron e ardhshme, Malisheva përballet me Dukagjinin, ndërsa Trepça ’89 e pret në shtëpi Drenicën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.