
Te skuadra e Malishevës janë të vendosur që me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës në futboll, të vazhdojnë edhe pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.
Megjithatë, për Malishevën nuk do të jetë aspak lehtë vazhdimi i kësaj serie duke pasur parasysh se përballet me kampionin në fuqi, Ballkanin.
Dueli mes Malishevës dhe Ballkanit e hap xhiron e 15-të të elitës së futbollit kosovar. Luhet të premten prej orës 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë dhe është ndeshja e vetme që është në program këtë ditë.