Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Malishevë, banorët e Llozicës kërkojnë asfaltimin e rrugës

Gazeta10
31 August 2022 - 8:35

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” banorët e Llozicës të komunës së Malishevës kërkojnë asfaltimin e rrugës, raporton Gazeta10.

Rrahimi, njëri nga banorët aty ka thënë se këtë problem e kanë që një kohë të gjatë se dhe për këtë problem komuna është e njoftuar në disa mënyra.

“Po, këtë problem e kemi qe një kohë të gjatë. Ne jetojmë këtu që nga viti 1974, unë kam lind këtu. Kjo është një rrugë vetanake. Po prishet po e rregullojnë, po prishet. Na kanë premtu, kem shku në Komunën e Malishevës disa here kemi parashtru kërkesë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kanë dashur ta takojnë të parin e komunës si dhe të parin e urbanizmit atje, por nuk kanë arritur.

“Kem dashur ta takojë kryetarin e komunës, nuk na është mundësu. Kem shku edhe tek drejtori i urbanizimit, na ka thënë që është në plan”, ka thënë më tej ai.

Rrahmani, një tjetër qytetar i asaj lagje, vëllau i të parit, ka treguar për problemet që i sjell kjo rrugë teksa ka kërkuar që të asfaltohet rruga në fjalë.

“Po në dimër kur të vijmë në pushim është shumë vështirë se kur të bjen borë rrugën duhet me pagu vet, kjo rruga me zall bëhet grupa është shumë shumë e pakalueshme. Ne kërkojmë nga komuna që ta shtroj këtë rrugë, më shumë jo”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka treguar edhe gjatësinë e rrugës për të cilën po duan asfaltim.

“200-250 metra përafërsisht, më gjatë nuk është”, ka shtuar më tej ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.