
Kryeministri Albin Kurti ka vendosur t’i takoj të martën liderët e partive politike opozitare. Ai ka propozuar takim për në ora 15, në ndërtesën e qeverisë.
Ftesa në mënyrë elektronike tashmë i është dërguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ende asnjëri nga kryetarët e partive opozitare nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen apo jo!
Javën që shkoi Kurti në një konferencë për media deklaroi “se e kishte marrë malli për opozitën” duke u përgjigjur ndaj një pyetje për takimin e Escobarit me liderët opozitarë.