
Vedat Muriqi po kalon edicionin më të mirë në karrierën e tij.
Muriqi ka shënuar 16 gola në kampionatin spanjoll, duke qenë njëri nga sulmuesit më efikas në Evropë.
Por, përkundër formës së mirë të Muriqit, Mallorca gjendet në zonën e rrezikshme në La Liga, duke rrezikuar seriozisht rënien nga elita.
Këtë situatë të ekipit spanjoll po e monitorin nga afër Fenerbahçe, të cilët janë të gatshëm ta rikthejnë atë në skuadër.
Muriqi ka qenë pjesë e gjigantit turk gjatë sezonit 2019/20, ku kishte shënuar 17 gola dhe shtatë asistime në 36 ndeshje.
31-vjeçari është pjesë e Mallorcas që nga viti 2022 dhe që nga ajo kohë është shndërruar në lojtarin kyç të skuadrës ishullore.
Muriqi është vetëm katër gola larg për tu bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj skuadre në kampionatin spanjoll.
Sulmuesi nga Prizreni është top golashënuesi edhe i kombëtares së Kosovës, me 32 gola në 66 paraqitje.