Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Man Utd dhe PSG hidhen në garë për Viniciusin, Real Madridi në alarm

Gazeta10
28 June 2026 - 16:03

Paraqitjet mbresëlënëse të Vinícius Júnior në Kupën e Botës kanë rikthyer interesimin e gjigantëve evropianë për yllin brazilian, me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin që po përgatisin lëvizjet e tyre.

Sipas raportimit të El Nacional, Manchester United po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një oferte prej 120 milionë eurosh për sulmuesin e Real Madridit.

Nga ana tjetër, Paris Saint-Germaini po ndjek një strategji tjetër. Kampioni francez synon ta bindë Viníciusin të mos rinovojë kontratën me Real Madridin dhe të presë deri në skadimin e saj, për ta transferuar më pas si lojtar të lirë.

Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit janë gjithnjë e më të shqetësuar nga interesimi në rritje për brazilianin, i cili ende nuk e ka nënshkruar rinovimin e kontratës, edhe pse marrëveshja mes palëve thuhet se është shumë pranë finalizimit.

Me dy klube të mëdha që po monitorojnë nga afër situatën e tij, e ardhmja e Vinícius Júnior pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.