
Macnhester City ka arritur fitore kundër Leeds United, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 17 në Premier League.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elland Road”, City kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të golit të shënuar nga Rodri.
Në pjesën e dytë, ‘Qytetarët’ vazhduan me dominim ku arritën të shënonin edhe dy gola të tjerë.
Erling Haaland e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, ku realizoi pas asistimit nga Jack Grealish, ndodhi kjo në minutën e 51-të.
Ishte përsëri Haaand, i cili shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga ekipi i tij.
Krejt çka mund të bënte në fund Leeds United ishte goli i shënuar nga Pascal Struijk në minutën e 73-të të përballjes.
Me këtë fitore, City renditet në pozitën e dyte me 35 pikë, ndërsa me këtë disfatë Leeds United gjendet në pozitën e 15, me 15 pikë të grumbulluara.