Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City bën gati ofertën për Fatin

Gazeta10
03 April 2023 - 13:45

Është bërë e ditur se Manchester City është ndër klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit spanjoll, Ansu Fatit.

“The Sun” raporton të hënën se ekipi anglez është gati të ofrojë rreth 90 milionë euro për 20-vjeçarin.

Fati ka kërkuar largimin nga Barcelona në verë për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e dhënë nga Xavi, ndërsa te City po shihet si investim për të ardhmen.

Ai si futbollist është zhvilluar në akademinë “La Masia” të Barcelonës, ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2020.

Këtë sezon me katalunasit, Fati është paraqitur në 39 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar 7 gola e ka dhuruar 3 asistime.

20-vjeçari ka kontratë me “Blaugranët” deri në vitin 2027, ndërsa vlera e tij në treg për momentin kap vlerën e 35 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.