
Manchester City ka shënuar fitore ndaj Newcastle United me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.
Në ndeshjen që u luajt në “Etihad Stadium”, “Qytetarët” fituan me golat e shënuar nga Foden dhe Bernardo Silva.
Pas kësaj fitore, Manchester City pozicionet në vendin e dytë në tabelë me 58 pikë, 2 më pak se Arsenali, i cili ka një ndeshje më pak.
Ndeshjen e ardhshme, City luan përballë Crystal Palacet të drejtuar nga Patrick Vieira, ndërsa Newcastle e pret në “St. James’ Park” skuadrën e Wolverhampton.