
Skuadra e Manchester Cityt, është futur në garë për të siguruar nënshkrimin me mbrojtësin italian, Alessandro Bastoni.
Siç raportojnë mediat angleze, “Qytetarët” janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri, dhe thuhet se Guardiola e ka bërë Bastonin njërin ndër objektivat kryesor të merkatos.
Gjatë merkatos verore nga klubi anglez pritet të ketë disa largime si ai i Aymeric Laporte, prandaj Bastoni po shihet si zëvendësim ideal i spanjollit.
Manchester City është shprehur e gatshme për të paguar deri në 60 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit.
Bastoni iu bashkua skuadrës së Interit në vitin 2017 nga skuadra e Atalantës për shumën e 31 milionë eurove.
Ai ka kontratë më klubin italian deri në qershor të vitit 2024, dhe palët nuk po arrijnë të gjejnë një marrëveshje për ta zgjatur atë edhe më tutje.
Mbrojtësit shtatlartë i është ofruar një kontratë e re, por që ai nuk është ndarë i kënaqur me ofertën e Inter dhe po kërkon më shumë para sesa që përfiton aktualisht.
Këtë sezon ai është paraqitur në 32 ndeshje në të gjitha garat ku ka bërë 5 asistime.