
Manchester City e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit portugez, Rafael Leao.
Sipas raportimeve të fundit, “The Citizens” i ka ofruar Milanit mbrojtësin Joao Cancelo në shkëmbim të Leaos.
Leao po kalon në formë jetësore me kampionin i Italisë dhe shumë skaudra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe të dy palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Përveç Cityt, në garë për transferimin e Leaos është edhe Chelsea.