Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City kërkon 80 milionë euro për Bernardo Silvan

Gazeta10
29 September 2022 - 13:02

Bernardo Silva mund të largohet nga Manchester City në përfundim të këtij sezoni, shkruan Gazeta10.

Siç raportojnë mediat angleze, ‘The Citizens’ janë të gatshëm t’a shesin portugezin nëse vjen një ofertë rreth 80 milionë euro.

Pep Guardiola është i kënaqur me performancat e fantazistit portugez, por nëse ai nuk pranon të rinovojë kontratën, ky do të jetë sezoni i fundit i tij me kampionin në fuqi të Anglisë.

Silva ishte i lidhur gjatë verës me një kalim të mundshëm te Barcelona, por në fund ky transferim nuk u realizua.

Mirëpo, raportohet se Barcelona do të tentojë transferimin e mesfushorit edhe në verën e ardhshme.

28-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.

Këtë sezon ai ka shënuar dy gola dhe ka dhurar tre asistime në 10 ndeshje të luajtura.

Si zëvendësues të Silvas, Manchester City planifikon t’a ketë talentin anglez, Jude Bellingham. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.