
Manchester City ka shprehur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, Ferland Mendy.
Sipas raportimeve të fundit, ‘Qytetarët’ janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro vetëm për ta sjellë francezin në “Etihad Stadium”.
Mendy nuk po kalon në formë të mirë te Real Madridi dhe me shumë gjasë po kalon sezonin e tij të fundit në La Liga.
City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pas të mbushur boshëllëkun e lënë nga largimi i Oleksandr Zinchenko.
Mendy erdhi Real Madridi në vitin 2019 nga Olympique Lyon, për shumën e 48 milionë eurove.
27-vjeçari ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2025.
Për shërbimet e Mendyt kanë shprehur interesim edhe dy ekipet italiane, Juventusi dhe Interi.