
Joshua Kimmich gjatë kësaj vere mund të largohet nga Bayerni, mirëpo për transferimin e tij po bëhet një garë e ashpër mes top klubeve evropiane.
Deri më tani ishte skuadra e Barcelonës që ishte më e interesuara për të, por ekipi katalan nuk do ta ketë aspak të lehtë që ta sjellë atë në “Camp Nou”.
Manchester City është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e reprezentuesit gjerman.
Trajneri i kësaj skuadre, Pep Guardiola ka punuar më herët me të sa ishte timonier i Bayernit dhe transferimin e tij e ka bërë prioritet kryesor për merkaton e verës.
Kimmich është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin dhe të dyja palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimin, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij të jetë gjithnjë e më larg klubit bavarez.
29-vjeçari në sezonin që lamë pas ka zhvilluar 43 ndeshje me Bayernin, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar 10 asistime.
Kimmich aktualisht është i fokusuar në Kampionatin Evropian dhe për të ardhmen pritet të vendos për përfundimit të Evropianit.