Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City synon transferimin e Josko Gvardiol

Gazeta10
07 June 2023 - 19:06

Manchester City në verë po planifikon transferimin e mbrojtësit kroat, Josko Gvardiol.

Gvardiol aktualisht është pjesë e skuadrës së RB Leipzig, të cilët kërkojnë rreth 100 milionë euro për ta lënë atë të lirë.

“Qytetarët” janë afër largimit të mbrojtësit Aymeric Laporte, vetëm për t’i bërë mbrojtësit kroat vend në ekip.

21-vjeçari ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 75 milionë euro.

Gvardiol bëri paraqitje fantastike në Botërorin e Katarit me Kroacinë dhe paraqitjet e tij impresionuese ranë në sy të skuadrave më të mëdha evropiane.

Përveç Cityt, në garë për transferimin e Gvardiol janë edhe Real Madridi dhe Chelsea.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.