Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City të gatshëm të paguajnë klauzolën e Gabri Veigas

Gazeta10
29 March 2023 - 19:11

Manchester City në afatin kalimtar veror pritet që ta transferojnë talentin spanjoll, Gabri Veiga.

Veiga ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion me Celta Vigon dhe ka zgjuar interesimin e shumë skaudrave të mëdha evropiane për transferimin e tij.

Spanjolli pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij.

“Qytetarët” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të Veigas, e cila ka vlerën e rreth 40 milionë eurove.

20-vjeçari këtë edicion me Celta Vigon në La Liga ka zhvilluar 25 ndeshje, prej të cilave ka arritur të realizojë nëntë gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

Mesfushori me tipare ofanzive po ashtu ka zgjuar interesim e Real Madridit dhe Manchester United, që janë gjithashtu në garë për transferimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.