Manchester City është në kërkim të një mesfushori për të zëvendësuar Rodrin, i cili ka humbur sezonin shkaku i një lëndimi.
City e ka piketuar mesfushorin Nicolo Barellan si zëvendësues të Rodrit dhe do të tentojnë transferimin e tij në janar.
Për shërbimet e mesfushorit italian, City është i gatshëm të ofrojë rreth 75 milionë funte.
Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e dëshiron atë me çdo kusht në skuadrën e tij.
Barella së fundmi rinovoi kontratën me Interin, e cila është valide deri në qershor të vitit 2029.