Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City vihet pas Kovacicit

Gazeta10
10 May 2023 - 16:07

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic në verë mund të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Premierliga.

Siç raportojnë mediat angleze, Manchester City e ka prioritet kryesor transferimin e kroatit në merkaton e verës.

“Qytetarët” ishin të fokusuar fillimisht te Jude Bellingham, por mesfushori anglez me shumë gjasë do të transferohet te Real Madridi.

29-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e sheh atë si lojtar ideal për mesfushën e skuadrës së tij.

Mateo Kovacic ka kontatë me ekipin londinez deri në vitin 2024, por të dyja palët ende nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e futbollistit.

Mesfushori kroat erdhi te Chelsea nga Real Madridi në vitin 2018 në formë huazimi, ndërsa “Blutë e Londrës” e blenë kartonin e tij një vit më vonë për shumën e 45 milionë eurove.

29-vjeçari deri më tani këtë sezon ka shënuar dy gola e ka dhuruar dy asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Përveç Cityt, interesim për Kovacicin ka shprehur edhe Bayerni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.