Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United befasohet nga Aston Villa

Gazeta10
06 November 2022 - 17:05

Manchester United ka pësuar humbje nga Aston Villa me rezultat 3-1, shkruan Gazeta10.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Villa Park” ekipi nga Birminghami kaloi në epërsi qysh në minutën e shtatë me golin e shënuar nga Leon Bailey.

Vetëm pak minuta më vonë, Aston Villa e dyfishoi avantazhin me anë të një goli mjaft të bukur të realizuar nga Lucas Digne nga gjuajtja e lirë.

Në fund të pjesës së parë, ‘Djajtë e Kuq’ e ngushtuan avantazhin me anë të një autogoli nga Jacob Ramsey.

Me të filluar pjesa e dytë, Jacob Ramsëy përmirësoi gabimin e tij duke shënuar golin e tretë për Villën.

Kjo ishte ndeshja e parë që Aston Villa e zhvilloi nën urdhërat e trajnerit, Unai Emery.

Me këtë fitore ekipi nga Birminghami renditet në pozitën e 13 me 15 pikë, ndërsa me këtë disfatë Unitedi gjendet në pozitën e pestë me 23 pikë të grumbulluara. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.