
Manchester United ka fituar derbin e qytetit kundër Manchester Cityt me rezultat 2-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Të parët në epërsi kaluan City, me golin e shënuar nga Jack Grealish.
Manchester United më pas u kundërpërgjigj me gola të shpejtë nga Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, për të përmbysur rezultatin.
Pas kësaj ndeshje, këto dy skuadra renditen në pozitat 2 dhe 3, me vetëm një pikë dallim./Gazeta10