
Manchester United është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit korean, Kim Min-Jae.
Min-Jae ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion me Napolin dhe ka zgjuar interesimin e shumë skaudrave të mëdha evropiane për transferimin e tij.
Manchester United raportohet se janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e largimit të mbrojtësit, e cila ka vlerën e 45 milionë eurove.
Përveç Manchester Unitedit, interesim për mbrojtësin 26-vjeçar kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Tottenhami.
Min-Jae këtë edicion ka qenë partner në defanzivë me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin, ku kanë qenë ndër futbollistët më meritorë për sukseset e Napolit këtë edicion.