Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United interesohet për shërbimet e Marco Verratit

Gazeta10
08 May 2023 - 14:14

Manchester United janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin italian Marco Verrati gjatë afatit kalimtar veror.

Mediumi spanjoll “Fichajes” raporton se 30-vjeçari nuk i beson projektit aktual të Parisit dhe është ndjerë keq së fundmi nga kritikat e fansave, kështu që ai po konsideron largimin nga Franca gjatë verës.

Verrati është konsideruar si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë që kur u bë pjesë e Parisit nga Pescara në vitin 2012.

Ai me fanellën e klubit nga kryeqyteti francez deri më tash ka zhvilluar 412 ndeshje ku ka kontribuar me 11 gola e 61 asistime.

Për të siguruar nënshkrimin me Verratin, Manchester United duhet të mposht konkurrencën e disa klubeve duke përfshirë Tottenhamin dhe Juventusin.

Thuhet se menaxheri i “Djajve të Kuq” Erik ten Hag, e sheh Verratin si partnerin ideal për Casemiron në mesfushë, i cili iu bashkua atyre verën e kaluar dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në sezonin e tij të parë me fanellën e klubit anglez.

Holandezi është duke ndërtuar një skuadër të frikshmë në mënyrë që të rivalizoj klubet e mëdha në Premier League e gjithashtu edhe në Evropë, andaj ka vënë syrin tek Verrati të cilin mund ta shohim në “Old Trafford” që nga sezoni i ardhshëm.

Verrati ka kontratë me parisienët deri me 30 qershor të 2026-ës, dhe vlera e tij në treg aktualisht është 50 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.