Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United ka gati ofertën për Kolo Muani

Gazeta10
16 March 2023 - 16:04

Skuadra e Manchester United ka shprehur interesim për të transferuar në “Old Trafford” gjatë verës sulmuesin francez, Randal Kolo Muani.

Siç raportojnë mediat gjermane, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Klubi gjerman është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin 24-vjeçar i cili ka shprehur dëshirën e tij për të bërë hapin e madh në karrierë sezonin e ardhshëm.

Këtë sezon, Kolo Muani, ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat,ku ka shënuar 15 gola e ka dhuruar 14 asiste.

Për sulmuesin shtatlartë, interesim të madh ka shfaqur edhe Bayern Munchen, që do të rivalizojnë Manchester United në garën për nënshkrimin e tij.

Më herët këtë sezon, Manchester United ka transferuar në formë huazimi Wout Weghorst por që i njëjti nuk është se i ka bindur drejtuesit e klubit me performancat e tij.

Manchester United momentalisht janë në pozitën e 3-të në Premier League, me 50 pikë të grumbulluara. Ata para pak kohësh kanë fituar “FA Cup” në finalen e zhvilluar ndaj Newcastle United në “Wembley,” ndërkaq janë në garë edhe në Europa League.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.