Mason Mount në afatin kalimtar veror mund të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Premierliga.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Manchester United është duke e monitoruar situatën e mesfushorit anglez dhe planifikon transferimin e tij.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 55 milionë funte vetëm për ta sjellë reprezentuesin anglez në “Old Trafford”.
Mount ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024 dhe ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
24-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Erik Ten Hag, i cili e sheh atë si të duhurin për të përforcuar mesfushën e skuadrës së tij.
Këtë edicion me “Blutë e Londrës”, Mount ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Mesfushori ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Chelseat, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2019.
Përveç Manchesterit, në garë për transferimin e Mount janë edhe Arsenali dhe Liverpooli.