
Sadio Mane mund të largohet nga Bayern Munchen këtë verë, për shkak të çështjeve disiplinore.
Mediat gjermane kanë njoftuar të enjten se te Bayerni kanë marrë vendim ta nxjerrin në shitje senegalezin, si ndëshkim për veprimin e tij ndaj gjermanit Leroy Sane.
Dyshja në fjalë kishin pasur një fjalosje pas humbjes së Bayernit ndaj Manchester Cityt të martën, duke bërë që senegalezi ta qëllojë me grusht në fytyrë gjermanin në zhveshtore.
Ky veprim i Manes nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit, të cilët janë shprehur të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për senegalezin.
Mane iu bashkua Bayernit para fillimit të këtij sezoni nga Liverpooli ku pjesë e tyre ishte për 6 vite pasi u transferua në “Anfield “ për shumën e 41 milionë eurove nga ekipi tjetër anglez, Southampton.
Këtë sezon me fanellën e Bayern, ai ka 32 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me 11 gola e 5 asistime.