
Sadio Mane mund të largohet në verë nga Bayern Munich, vetëm një vit pasi u transferua të kjo skuadër.
Senegalezi pati një përplasje me sulmuesin tjetër Leroy Sane pas ndeshjes kundër Manchester Cityt në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Pas kësaj përleshje, Mane u dënua nga Bayerni me një gjobë prej 300.000 mijë eurosh dhe me shumë gjasë ai nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre pas këtij edicioni.
Sipas raportimeve të fundit, Chelsea është duke e monitoruar situatën e sulmuesi afrikan dhe në verë do t’i dërgojë “Bavarezëve” ofertë zyrtare për të.
31-vjeçari erdhi te gjiganti gjerman në verë e kaluar, pas një aventure gjashtëvjeçare që e kaloi te Liverpooli.
Me herët ai kishte pasur një periudhë tjetër dyvjeçare te skuadra tjetër angleze, Southamptoni.
Senegalezi ka kontratën e Bayernin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 45 milionë euro.
Këtë edicion me fanellën e kampionit të Gjermanisë, Mane ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet.