Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton aktivitet artistik përmes guidave

Gazeta10
21 October 2022 - 16:59

Manifesta Biennial ka prezantuar aktivitet artistik përmes guidave, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Manifesta14 thuhet se vizitorët mund të njihen me segmente të ndryshme të hapësirës.

Tutje, bëhet e ditur se kjo është një mundësi e mirë pë rata që duan eksperienca dhe lëvizje të ndryshme.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Këto janë dy fundjavat e fundit e guidave të veçanta në Fabrikën e Tullave! Këto guida drejtohen nga ndërmjetësues e vizitorët do të njihen me segmente të ndryshme të hapësirës mes ndjesive të tyre dhe lëvizjeve të përditshme.

Kjo guidë është për të gjithë ata që duan të angazhohen me eksperiencat e tyre dhe me lëvizje të ndryshme. Është momenti të lini çantat dhe sendet tuaja personale dhe të hyni një një hapësirë të mrekullueshme.

Regjistrohuni në vegzën në vijim dhe ejani të shtunave e të dielave prej orës 9:45!

https://manifesta14.org/…/common-grounding-a-special…/

Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.