
Manifesta Biennial ka prezantuar fotografen, Majlinda Hoxha, e cila është pjesë e aktiviteteve të tyre, raporton Gazeta10.
Hoxha është fotografe nga Kosova e cila hulumton të zhvendosjes, decentralizimit dhe humbjes.
Ndëhyrjet e saj paraqiten në Grand Hotel në Prishtinë.
Këtu keni njoftimin e plotë Manifesta14:
“Majlinda Hoxha është një fotografe e lindur në Kosovë puna e së cilës hulumton idenë e zhvendosjes, decentralizimit dhe humbjes. Ndërhyrjet e saj artistike paraqiten në Grand Hotel Prishtina.
Në ndërhyrjen e saj artistike në këtë hotel, Majlinda Hoxha e parafytyron ndërtesën si një vendpushim për historinë e Kosovës dhe një mikrokozmos të shoqërisë së këtij vendi.
Në tjetrën, ajo dokumenton koleksionin dikur të ndritshëm të hotelit me piktura, tapiceri, printime dhe skulptura.
Grand Hotel Prishtina, 2016 – 2022, © Majlinda Hoxha. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10



