Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton kuratorin nga Mitrovica që sfidon realitetet politike përmes artit

Gazeta10
13 September 2022 - 13:50

Manifesta Biennial ka prezantuar kuratorin Petrit Abazi nga Mitrovica që së bashku me dy artistët e tjera ka sfiduar realitetet politike përmes artit, raporton Gazeta10.

Abazi së bashku me artistët Stanislava Pinchuk dhe Piers Greville për të eksploruar mënyrat e pajtimit, riparimit dhe shërimit.

Ata kanë vendosur dy vepra arti pranë lumit ibër për ta përshkruar realitetin e paqërtë politik atje.

Këtu keni statusin e plotë:

“Petrit Abazi, një kurator i lindur në Mitrovicë, bashkon artistët Stanislava Pinchuk dhe Piers Greville për të eksploruar mënyrat e pajtimit, riparimit dhe shërimit, duke vendosur dy vepra individuale arti brenda kufirit fluid dhe të paqartë politik të vetë lumit Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës. Instalacioni i Pinchuk-ut “Evropa pa monumente” paraqet një plazh urban dhe fushëlojë në një qytet me burime tejet të pakta për hapësira publike qytetare dhe rekreative. “Çka është këtu” e Greville-it është një urë e mishëruar nga vetë njerëzit. Duke vendosur një kornizë në mes të lumit, artisti fton qytetarët nga të dy anët e qytetit të notojnë në shenjë solidariteti, së bashku kundër rrymës. Kanë mbetur vetëm dhjetë për të parë këtë instalacion të jashtëzakonshëm pasi do të çmontohet. Këtë bashkëpunim mund ta shihni në qytetin e Mitrovicës.

Europe Ëithout Monuments,2022,© Stanislava Pinchuk / Yavuz Gallery. Photo © Marcello Maranzan. This project is commissioned by Manifesta 14 Prishtina

Ëhat is Here, A live video performance betëeen 20-22nd of July in Mitrovica, 2022 © Piers Greville. Photo © Marcello Maranza”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.