Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton një ekspozitë tjetër (FOTO)

Gazeta10
30 August 2022 - 15:42

Maniesta Biennial ka prezantuar një ekspozitë tjetër që po zhvillohet në kuadër të saj, raporton Gazeta10.

Bëhet fjalë për ekspozitën tematike të Grand Scheme of Things të autorit Larry Achiampong e cila po mbahet në katin e katër të Grand Hotel Prishtina.

Manifesta ka publikuar edhe fotografi nga kjo ekspozitë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Puna e Larry Achiampong ndodhet në katin e katërt të Grand Hotel Prishtina si pjesë e ekspozitës tematike Grand Scheme of Things.

Në The Expulsion [Dëbimi], si në veprat e tjera, Larry Achiampong heton potencialin e udhëtimit imagjinar në kohë për të kapërcyer këtë zhvendosje dhe përjetësimin e saj të humbjes, izolimit dhe pabarazisë.

Në këtë kontekst, ai udhëhiqet nga një term të cilit i referohet si Sanko-Time, i frymëzuar nga koncepti Ashanti i Sanfoka-s, i zakonshëm për popullin e Ganës.

The Expulsion, 2019, © Larry Achiampong. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.