Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton punën e artistit nga Kosova Nusret Salihamixhiqi (FOTO)

Gazeta10
23 August 2022 - 14:22

Manifesta Biennial ka prezantuar punën e artistit modernistë, Nusret Salihamixhiqi, raporton Gazeta10.

Manifesta njofton se punimet e tij mund të gjenden në katin e 9 në Grand Hotel.

Këto punime janë pjesë e ekspozitës “Grand Scheme of Things”.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Nusret Salihamixhiqi është një nga artistët modernistë më të shquar të Kosovës. Salihamixhiqi njihet për natyrën evokative të pikurave të tij. Koleksioni i tij i punës shenjohet prej botës së përveçme ekspresive, mbushur me tematika të ndryshme dhe me tendenca e prirje specifike artistike transhendente.

Punimet e tij paraqiten në katin e 9-të të Grand Hotel nën titullin – mbi spekulimin – si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”.

Loja [Game], © Estate of Nusret Salihamixhiqi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla, Majlinda Hoxha”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.