
Manifesta Biennial ka prezantuar punimet e piktores Alije Vokshit, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Manifesta14 thuhet se Vokshi ka qenë piktorja e parë shqiptare që ka studiuar në universitetet e huaja.
Me punimet e saj, ajo më së shumti njihet për portretet ekspresioniste.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Alije Vokshi ishte e para piktore shqiptare nga Kosova që studioi në Beograd e Paris dhe dha mësim për artet figurative në Universitetin e Prishtinës. Më së shumti njihet për portretet ekspresioniste të saj.
Vokshi është pjesë e ekspozitës tematike në katin e gjashtë të Grand Hotel, të titulluar – mbi kapitalin.
Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10