Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton punimin artistik të Alban Mujës “Above Everyone”

Gazeta10
20 September 2022 - 12:40

Manifesta Biennial ka prezantuar punimin artistik të Alban Mujës “Above Everyone”, raporton Gazeta10.

Manifesta ka treguar edhe për aktivitetin artistik të Mujës.

Punimi i tij “Above Everyone” paraqitet mbi ish-Shtëpinë e Mallrave Gërmia.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Alban Muja prodhon video instalacione, filma, vizatime, piktura, fotografi dhe vepra arti publik të ndikuara nga proceset e vazhdueshme të transformimeve sociale, politike dhe ekonomike në vendin e tij të lindjes në Kosovë e në Ballkan. Punimi i tij “Above Everyone” paraqitet mbi ish-Shtëpinë e Mallrave Gërmia një vend shumë i dashur i kujtesës kolektive, i shpëtuar kohët e fundit nga shkatërrimi me qëndresë publike – thekson urgjencën e debatit të hapur rreth të ardhmes së ndërtesave publike, si dhe jehonën e rezistencës kreative”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.