
Manifesta Biennial ka prezantuar punimin e Hana Miletić Mbi tranzicionin, raporton Gazeta10.
Manifesta14 bën të ditur se ajo punon në serinë e saj Materials që nga viti 2015.
Punimi i saj paraqitet në Grand Hotel Prishtina.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Hana Miletić punon në serinë e saj Materials [Materiale] që nga viti 2015. Me tekstilet shumëngjyrëshe të qëndisura me dorë që përbëjnë këtë vepër, artistja u përgjigjet vendeve të transformimit dhe riparimit të përkohshëm që has në peizazhet urbane të qytetit.
Punimi i saj paraqitet në katin e tretë të në Grand Hotel Prishtina nën titullin – mbi tranzicionin.
Materials (installation vieë),2018-2021, © Hana Miletić. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10