
Manifesta Biennial ka njoftuar se për edicionin e tretë dhe të fundit të Manifesra Nights në vendin Manifesta14 Rinlindja do të organizohet mbrëmje muzikore elektro në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Manifesta14 ka njoftuar se për këtë mbrëmje do të jenë artisti dhe muzikanti Cevdet Erek si dhe elektro pionieri Anthony Rother.
Manifesta ka ftuar qytetarët për festim dhe vallëzim në këtë vend që është konsideruar si ikonik i Prishtinës.
Këtu keni njofitmin e plotë:
“Manifesta Nights #3 x Magazina Rilindja po vjen!
Për edicionin e tretë dhe të fundit të Manifesta Nights, do të shkojmë në vendin ikonik të Manifesta 14 Rilindja.
Ish shtëpia botuese Rilindja ndër të tjera është e njohur edhe për serinë legjendare të evenimenteve të muzikës elektronike të organizuara nga kolektivi Hapësira me bazë në Prishtinë dhe gjatë Manifesta 14 ishte vatër e ndërhyrjes së fuqishme brutale Kohë nga artisti dhe muzikanti Cevdet Erek.
Për Manifest Night #3, i bashkojmë të dy këto përvoja fantastike muzikore, duke ftuar Erekun të hapë këtë mbrëmje me një improvizim me tingujt e ndërhyrjes së tij. Nata e organizuar nga @TAG, do të galvanizohet nga akti kryesor, elektro pioneri Anthony Rother, pasuar nga tingujt magjepsës të @TAG, dhe fuqitë vendore Oda Haliti dhe vetë Hapësirës Uran B – Badivuku Uran.
Ju ftojmë të vallëzoni me ne ndërsa festojmë këtë vend ikonik dhe theksojmë nevojën e ruajtjes së këtij vendi për komunitetin kulturor të Kosovës.
SHËNO DATËN: 21 tetor 2022 nga ora 22.00 e në vazhdim”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10.