Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta njofton për mbrëmjen mbyllëse, thotë se ishte natë magjike

Gazeta10
01 November 2022 - 15:05

Manifesta Biennial ka njoftuar për mbrëmjen përmbyllëse duke thënë se kishte organizuar një natë magjike, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Manifesta14 është thënë se kjo ka qenë një mënyrë e përkryer për ta përmbyllur një 100-ditësh spektakular.

Më tej, në njoftimin e tyre janë falënderuar të gjithë partnerët që kanë mundësuar këtë organizim.

Tutje, janë falënderuar po ashtu edhe të gjithë qytetarët e Prishtinës që kanë qenë pjesë e asaj nate.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Të dielën festuam mbylljen e Manifesta 14 në Fabrikën e Tullave! Nata ishte magjike dhe ishte mënyra e përkryer për të përmbyllur këto 100 ditë spektakolare!

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit, ndërmjetësuesit, partnerët, sponsorët dhe ekipin e mrekullueshëm të Manifesta 14 që mundësuan këtë eksperiencë!

Falenderojmë grupin e jashtëzakonshëm Saz’iso për performancën e tyre të shkëlqyer e bashkë me ta kërcyem e kënduam gjithë mbrëmjen!

Një falenderim i madh i shkon njerëzve të mrekullueshëm të Prishtinës që e bënë këtë natë të paharrueshme.

Më së fundi, duam të falenderojmë stafin e Soma Slow Food për ushqimin e mrekullueshëm dhe Sabaja Craft Breëery, FrutoMania, Karl Gega dhe Uji Rugove që mundësuan pijet përgjatë natës.

Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.