
Manifesta14 me një postim në Facebook i ka bërë thirrje të gjitha artisteve gra nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore si pjesë e platformës Secondary Archive, raporton Gazeta10.
Kjo platformë do t’i lejoj artistet për të shprehur talentin e tyre në mënyrë kreative me këngë e rrëfime nga më të ndryshmet.
“Secondary Archive është një platformë për artiste gra të Evropës qendrore dhe lindore të cilat janë gjithashtu pjesëekspozitës në Manifesta 14: Good as Hell: Voicing Resistence. Arkiva digjitale rrëfen tregime të artit rajonal mes lupës së gjinisë, prej Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme.”, shkruan ndër të tjera në njoftim.
Për këtë projekt ftohen gra e vajza nga Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë që të marrin pjesë dhe afati i fundit për aplikim është 1 shtator.
“Ato ftojnë artiste të reja prej Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë të marrin pjesë në këtë thirrje të hapur, që i drejtohet artisteve të reja gra e vajza për të paraqitur zërat dhe perspektivën e tyre.
Afati i fundit për aplikim është data 1 shtator.”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
“Secondary Archive është një platformë për artiste gra të Evropës qendrore dhe lindore të cilat janë gjithashtu pjesëekspozitës në Manifesta 14: Good as Hell: Voicing Resistence. Arkiva digjitale rrëfen tregime të artit rajonal mes lupës së gjinisë, prej Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme.
Ato ftojnë artiste të reja prej Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë të marrin pjesë në këtë thirrje të hapur, që i drejtohet artisteve të reja gra e vajza për të paraqitur zërat dhe perspektivën e tyre.
Afati i fundit për aplikim është data 1 shtator.”/Gazeta10.
