Lajme

Maqedonci e Nawarti vizitojnë Shkollën e Oficerëve për Kursin e ri të Karrierës për Kapiten

Gazeta10
08 Janar 2025 - 14:17

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade, Christian Nawart, kanë vizituar Shkollën e Oficerëve për Kursin e ri të Karrierës për Kapiten.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij kursi është zhvillimi i njohurive në procesin e vendimmarrjes ushtarake për udhëhejqe në nivel kompanie në mjedise operacionale, duke u përqendruar në aftësitë taktike, teknike dhe të udhëheqjes.

“Kursi është i dizajnuar të përgatisë oficerë të aftë në udhëheqje, ekspertizë taktike dhe operative, njohuri për degë specialistike, operacione të përbashkëta, si dhe ekspertizë si oficer shtabi, duke përmbushur kështu qëllimin dhe objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
18 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.