
Marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren është mirtuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.
Kjo është bërë e ditur nga ana e zëvendëskryeministrit të Qeverisë Maqedone, Artan Grubi.
Në llogarinë e tij në Facebook, Grubi tha se realizimi i këtij projekti do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.
Postimi i Grubit:
Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.