
Marcus Rashford po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierën e tij me Manchester United.
Sulmuesi anglez po përjeton formë të mirë me fanelën e “Djajve të Kuq”, me të cilët ka shënuar 24 gola deri më tani dhe ka dhuruar 9 asiste në të gjitha garat.
Rashford tashmë është lojtari kryesor i skudrës së Erik ten Hag, i cili po i shtyen ata përpara në luftën për katër titujt që Manchester United po konkurron.
Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar në 5 ndeshje radhazi me United, ndërsa së fundmi shënoi dygolësh në Premier League ndaj Leicester City.
Përveç kësaj, Marcus Rashford tregoi perfromancë pozitive edhe në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, duke shënuar një gol.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, padyshim mund të konsiderojmë se anglezi do të jetë rrezik permanent për portën e Barcelonës, të cilën e mbron gjermani, Marc-Andre Ter Stegen, me ndeshjen që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të 1/16 së finales në kompeticionin e UEFA Europa League.
E vërtetë, e çuditshme t’i shohësh këto ekipe në këtë kompeticion, mirëpo spektakli pritet që të mos mungojë, gjithmonë duke rikujtuar se rezultati i ndeshjes së parë është 2-2.