
Skuadra e inkuadruar në Superligë këtë edicion, Ferizaj ka filluar me përforcimet për stinorin e ri.
Kanal 10 mëson se Ferizaj ka arritur marrëveshje me sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Marko Simonovski.
Emri i Simonovskit është mjaft i njohur në futbollin kosovar, pasi ai më parë ka luajtur për Feronikelin dhe Dritën.
Qendërsulmuesi verën e kaluar u largua nga Drita për tu transferuar te skuadra nga Uzbekistani, Qizilqum.
Mirëpo aventura e Simonovskit me këtë skuadër nuk shkoi siç duhet dhe ai është lojtar i lirë që nga janari i këtij viti.
Ferizaj siguroi inkuadrimin në Superligë pas vetëm një vit qëndrimi në Ligën e Parë, dhe tani synon që të jetë skuadër mjaft konkurruese në elitën e futbollit kosovar.
Ferizaj ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Arsim Abazi, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të zyrtarizojë prurjet e reja në ekip.