
Avokati Xhevdet Smakiqi, i ftuar në emisionin “Adresa”, ka komentuar takimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes tyre.
Smakiqi u shpreh skeptik për mundësinë e një marrëveshjeje, duke e cilësuar situatën si një lojë që, sipas tij, është “fëmijërore” dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Ma përpara çelet ngushtica e Hormuzit, është një lojë, mundem me thanë fëmijërore, e shkelje e Kushtetutës”, tha Smakiqi.