
Analisti Jeton Zogjani ka komentuar zhvillimet politike dhe takimet e fundit mes LDK-së dhe kryeministrit Albin Kurti.
Duke folur në Adresa për qëndrimin e LDK-së ndaj Kurtit, Zogjani tha se partia duhet të ketë një pozicion të qartë politik dhe të dijë se çfarë kërkon nga procesi.
“LDK duhet mu përcaktu, sepse si parti politike duhet me e ditë çka po don, çka duhet me ba. Nëse ti si kryetar i LDK-së ke thanë ma herët që z. Kurti po kërkon president të zjarrfikësave, duhet me tregu se a ka ndryshu tash diçka, sepse ti po shkon, po takohet me një njeri të tillë”, tha Zogjani.