
Tashmë veç se kanë arritur autobusë të shumtë nga qytete të ndryshme, drejt Prishtinës për Marshin për Drejtësi, i cili është organizuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.
Përkrahje masiv këtij marshi i kanë dhënë qytetarë nga të gjitha vendet e Kosovës.
Në një lidhje direkte, gazetarja Egzona Shala pak më parë raportoi se 50 autobusa të mbushur me qytetarë për të marshuar në përkrahje të luftës së drejtë kanë ardhur vetëm nga Skenderaj.
Përveç Mitrovicës, për të cilën kryetari i saj në një intervistë për Kanal10 tha se janë mbi 2000 mijë qytetarë pjesëmarrës, fluks i madh i qytetarëve kanë ardhur edhe nga Prizreni.
Një numër i madh i qytetarëve kanë ardhur edhe nga Drenasi e pjesë të tjera të vendit.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.
Për më shumë informata në kohë reale ndiqeni raportimin direkt në Kanal10, sepse televizioni i gazetarëve po mban një edicion special pikërisht për marshin e drejtësisë./Gazeta10