Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Martesat me msit kundrejt atyre moderne – Debat interesant në ” Dita e re”

Gazeta10
14 September 2023 - 12:28

Në emisionin “Dita e Re” në program të mëngjesit, në Kanal10, sot të ftuar ishin qifti Myrvete dhe Xhemshir Ibishi si dhe Enver Dajaku në cilësinë e personit që merret me bashkimin e çifteve apo në gjuhën popullore  të “Msitit”.

Dajaku tha se këtë lloj ndërmjetësimi në mes të qifteve e bënë që 20 vite dhe se deri më tani ka mbi 300 raste të qifteve që ai i ka bërë bashkë. Tutje tha ai se këtë gjë nuk e bënë për përfitime materiale por për t’i bërë bashkë dy familje ose dy partnerë.

Ai tutje shtoi se nuk është gjë e keqe që të njoftohen dy persona individualisht, pra pa ndërmjetësim por që sipas tij fillimisht femra dhe mashkulli duhet që t’i njoftojnë familjet e tyre që të ketë ecuri më të mirë të lidhjes.

“Deri më tani 300 raste i kom po këtë punë e punoj që 20 vjet, e kom një pjesë trashëgimie prej të parve tonë dhe nuk bëhet kjo punë për përftime materiale edhe pse e gjanë vet fatin po une jom më ata se si qika si djali me i njoft familjen e vet se osht e shejtë”, tha Dajaku.

Ndërsa zonja Ibishi tha se për të martesa në këtë lloj mënyre ka rezultuar pozitivisht pasi sipas saj si për të edhe për gjeneratat e reja njohja në mes të dy personave është më e mirë pasi çfardo lloj problemi që pason në vazhdimësi e ke mbështetjen tek familja.

“Martesa jonë u kanë më msit dhe ma mirë se edhe nesër me të ndodh diçka ki ka kthehesh, babes mundesh me i thane ti me ke qu aty e me marrë vet të thojnë e ke marrë vet”, tha Ibishi.

Tutje zotri Xhemshiri tha se fejesa e tyre ka ndodhur në vitin 1980 dhe se në atë kohë nuk e ka takuar gruan e tij deri në diten e martesës pasi që kushtet kanë qenë në atë lloj mënyre dhe se sipas tij edhe për të rezulton më e shëndetshme njohja mes dy çifteve përmes formës së msitit.

“Na jena feju ne vitin 1980, msiti ka ardh po me pa jo se nuk kishin qef familja ashtu , deri atë natë se kom pa nusen se qashtu u kanë ateherë”, tha Xhemshiri.

Më pas në lidhje direkte u induadrua sociologia , Flaka Ymeri, ku tha se njohja  me msit dhe njohja e dy personave indvidualisht i kanë të mirat e veta, por qe sipas saj nuk i preferon msitet kur bëhen për perfitime materiale pasi mund t’i demtojë qiftin në lidhje apo gjatë njohjes së tyre.

Ajo tutje tha se që të funksionojë një çift çështja është që të përshtaten në aspekt të karakterit dhe sakrificës.

“Martesa qoftë me msit apo njohja vet i ka anët e mira, por nuk i preferoj këto msitnit që bëhen për perftime materiale. Për të rrugëtuar shëndetshëm çifti duhet të kuptohen në aspekt të karakterit dhe sacrificës”, tha Ymeri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.