Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Masakra e Çikatovës e Poklekut, Konjufca: Qëllim ishte shfarosja dhe zhdukja e popullit tonë

Gazeta10
17 April 2023 - 15:51

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se Masakra e Çikatovës e Poklekut dhe të gjitha masakrat që Serbia i ka bërë në Kosovë e tregojnë, siç u shpreh ai, qëllimin e vërtetë që ky shtet e ka pasur ndaj popullatës tonë.

Konjufca tha se qëllimi i vërtetë ka qenë shfarosja dhe zhdukja e popullit tonë, meqenëse, siç tha ai, nuk janë kursyer as fëmijët, përcjell Klankosova.tv.

“Masakra e Çikatovës e Poklekut dhe të gjitha masakrat që Serbia i ka bërë nëpër Kosovë e tregojnë qëllimin e vërtetë që ky shtet e ka pasur ndaj popullatës tonë, e qëllimi i vërtetë ka qenë shfarosja dhe zhdukja e popullit tonë, meqenëse nuk janë kursyer as fëmijët, e kjo tregon që të gjithë janë vrarë vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare, vetëm për shkak se kanë qenë shqiptarë. Serbia është prej shteteve e cila më së shumti ka shkaktuar viktima në Ballkan gjatë viteve të 90-ta e më së paku është dënuar si shtet”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.