Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Masakra e Ticës, i mbijetuari Mustafa: Kur e dëgjova babin tim, tha: Oh m’paskan vdekë krejt familja bre (VIDEO)

Gazeta10
24 September 2022 - 23:01

Në emisionin “Përtej tregimit”  me Valentina Ahmetin në Kanal10, Sylë Mustafa, ka ndarë rrëfimin e tij për humbjen e familjarëve të tij në Maskarën e Ticës.

Pasi paraprakisht, i mbijetuari i masakrës kishte treguar për momentet e fundit të familjarëve të tij të vrarë si dhe komunikimin e fundit me ta, ai rrëfeu momentin kur babai i tij e kuptoi se familjarët e tij janë vrarë.

“Pas një gjysë ore po i dëgjojë disa hapa duke ardhur aty, dhe thash përsëri erdhën shkijet dhe edhe unë po vdes bashkë me ta, po fatmirësisht aty ish kanë babai im. Kur e dëgjova babin tim, tha: Oh m’paskan vdekë krejt familja bre, edhe aty jam qu edhe kam thanë, thash, babë unë jam gjallë, thash a ma mirë që kam pshtu unë a të kish vdekë edhe unë? Tha, jo tha, ma mirë që ke pshtu ti”, shtuar ai.

Mustafa ka vazhduar rrëfimin e tij duke treguar se si ishin sulmuar sërsish edhe ai dhe babi i tij.

“Edhe ja kam ba, babë qu ecum se shkijet janë afër edhe kanë me na vra, edhe aty ka mbetë baba nja pesë minuta, edhe kanë fillu me na gjujtë shkijet, se shkijet aty kanë qenë përsëri afër, kanë fillu me na gjujtë edhe m’ka marrë baba për dore, edhe kemi fillu me ik”, ka vazhduar ai.

Mustafa ka treguar se ka marrë gërvishje nga plumbat që janë shtënë në drejtim të tij dhe për mënyrën se si ishin larguar nga forcat serbe.

“Shkijet na kanë gjuajt në distancë 50 metër, edhe unë i kam rrëshqit nga dora babës tem edhe i kam thanë, thash babë ik ti, pshto ti se s’osht problem për mu, vec ik ti, tha jo unë se lo djalin tem këtu, edhe m’ka kap përsëri, kemi vazhdu domethonë, aty 50-60 metra e kemi pasë malin afër për me kalu në mal, edhe aty na kanë gjuajt, mijëra plumba, plumbat ndërmjet këmbëve i kam pa, kam pasë gërvishje në gjoksë prej plumbave, kam pasë gërvishje nëpër këmbë, po asnjë fatal. Aty 4-5 herë kam rrëshqit nga dora e babës tem, kom ra po baba s’mka lanë, m’ka marrë, edhe nuk i harrojë fajlët e tyre që ma bojshin ndalu ndalu në gjuhën serbe, që baba m’ka trego, domethanë ne u futum në mal edhe pshtum”, ka vazhduar ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.