Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Masakra në Beograd, si u pasqyrua në mediat ndërkombëtare?

Gazeta10
03 May 2023 - 15:27

Një adoleshent ka shaktuar nja tragjedi të mërkurën në mëngjes në një shkollë në kryeqytetin serb të Beogradit, duke vrarë tetë fëmijë dhe një roje shkolle.

Gjashtë fëmijë të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe u shtruan në spital, sipas raporteve të policisë.

Autoritetet e identifikuan të armatosurin me inicialet e tij, K.K., 14 vjeç. Djali, i cili dyshohet se përdori armën e babait të tij, u arrestua më vonë në oborrin e shkollës.

Motivi i kësaj  masakre ishte për shkak të inatit të tij ndaj mësuesit të historisë. I riu, sipas raportimeve të para, ishte një “nxënës i mirë” i cili së fundi i ishte bashkuar klasës.

Media të mëdha të botës kanë raportura edhe për këtë ngjarje e cila ndodhin ne Serbi ku e kanë cilësuar si një nder ngjarjet më të rënda të ndodhur së fundi.

Daily Mail dhe Reuters raportojnë se një burrë që punonte në sigurinë u vra dhe se pesë studentë u plagosën – “Një person u vra dhe pesë u plagosën nga të shtënat në shkollë pasi një djalë (14) filloi të qëllonte”.

Kjo masakër u raportua edhe në portalin ABC News me titullin “Adoleshent filloi të qëllonte në një shkollë në Serbi” dhe “Adoleshent hapi zjarr në kryeqytetin serb”, në AP News .

“Të shtëna në Serbi: Më shumë fëmijë u frikësuan të vdekur kur djali u drejton armën”, “Mësuesja dhe roja i sigurisë u vranë pasi nxënësi fillon të qëllojë në shkollë në Serbi”, janë titujt e mediave si  Mirror dhe CNN . Lajmi për tragjedinë që Serbisë nuk e mban mend është një nga më kryesorët në uebsajtin e CNN, i cili raporton për të nën etiketën “lajm i fundit”.

Si dhe disa prej mediat të cilat kanë raportuar për këtë masakër janë Sky News, BBC News si dhe, FoxNews etj.

 Ata gjithashtu janë shprehur se është një tragjedi e madhe e ndodhur për vendin serb./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.